Tusk: Unioni duhet të heqë dorë nga ëndrrat utopike

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se Unioni duhet të heq dorë nga ëndrrat utopike.

502838
Tusk: Unioni duhet të heqë dorë nga ëndrrat utopike

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se Unioni duhet të heq dorë nga ëndrrat utopike.

Donald Tusk kërkoi lënien mënjanë të ëndrrave në lidhje me më shumë integrim në një mjedis kur është rritur kundërshtimi i BE-së.

Tusk tha se liderët e BE-së duhet të rrisin masat e sigurisë në kufij dhe të përqendrohen në çështjet praktike si unioni bankar.

Ai nga liderët kërkoi që të kenë kënaqësi dhe dëshirë aq të madhe për union sikurse që kanë për ta shpërbërë unionin, ndërsa për largimin e Anglisë nga BE-ja tha se do të sjell “pasoja dramatike”.

Më 23 qershor në Angli do të mbahet referendumi në lidhje me qëndrimin në BE.

Ish-kryeministri i Polonisë, Donald Tusk është duke kryesuar në samitet e unionin si Kryetari i Këshillit të BE-së.



Lajme të ngjashme