BE-ja përkrahë ligjin e ri të punës në Francë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se ndryshimet në ligj nuk janë sulm ndaj të drejtave të punës.

BE-ja përkrahë ligjin e ri të punës në Francë

Bashkimi Evropian dha përkrahjen e tij Francës për ligjin e ri të punës.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se ndryshimet në ligj nuk janë një sulm ndaj të drejtave të punës.

Duke bërë të ditur se është duke monitoruar nga afër zhvillimet në Francë, Juncker tha se është e nevojshme që ky ligj, i cili shkaktoi reagime të shumta, të miratohet gjë që do të mundësojë edhe bërjen e reformave të dëshiruara.

Juncker tha se është duke monitoruar nga afër edhe zhvillimet në biznesin e Francës dhe se nuk është i habitur nga reagimet e bëra ndaj ligjit në fjalë.

I ndodhur në krye të një komisioni, i cili prej vitit 2012 e këtej dha detyra të shumta për rimëkëmbjen e ekonomisë së Francës, Juncker duke prekur në protesta dhe grevat që po zhvillohen në këtë vend tha se “Duhet të keni dije për ti dhënë fund një greve”.



Lajme të ngjashme