Ministri izraelit jep dorëheqjen në shenjë proteste pas emërimit të Liebermanit ministër i mbrojtjes

Ministri izraelit i Mjedisit, Avi Gabay paraqiti dje dorëheqjen në formë proteste kundër emërimit të kryer së fundmi në qeveri të ultranacionalistit, Avigdor Lieberman, në postin drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri izraelit jep dorëheqjen në shenjë proteste pas emërimit të Liebermanit ministër i mbrojtjes

Gabay, anëtar i partisë së qendrës së djathtë Koulanou, e cilësoi qeverinë e riorganizuar për prirje “ekstremiste”.

Dorëheqja e tij nxjerr në pah mosmarrëveshjet brenda kabinetit të Benjamin Netanyahu, por një vendim i tillë nuk do të ketë aspak ndikim mbi shumicën parlamentare të koalicionit të djathtë, pasi Gabay nuk vinte nga radhët e deputetëve.

Gabay u shpreh se ndihej i paaftë për të pranuar vendimin e kryeministrit izraelit për t’i dhënë Lieberman drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani në duart e Moshé Yaalon, të Likoud-it, partia e djathtë e Netanyahu-t.



Lajme të ngjashme