Seuli refuzon propozimin e Phenianit për bisedime

Seuli refuzoi të hënën propozimin e fundit koreanoverior të diskutimeve me karakter ushtarak, duke ritheksuar se Pheniani duhet të ndërmarrë paraprakisht masa për të braktisur arsenalin e tij bërthamor.

Seuli refuzon propozimin e Phenianit për bisedime

Lideri koreanoverior, Kim Jong-Un, kishte dhënë këtë mesazh gjatë kongresit të fundit të partisë unike në pushtet.

Në një mesazh të drejtuar të shtunën, ushtria koreanoveriore i kishte kërkuar Jugut të pranonte këtë shtrirje të dorës për të tejkaluar gjendjen katastrofike të marrëdhënieve ndërkoreane, duke propozuar një mbledhje pune parapërgatitore.

Por Ministria koreanojugore e Mbrojtjes e refuzoi këtë ofertë, duke shpjeguar se Pheniani, në këtë mesazh, nuk kishte përmendur aspak programin e tij bërthamor të dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.



Lajme të ngjashme