NATO-ja njofton zgjatjen e misionit në Afganistan

NATO-ja vendosi të zgjasë përtej fundit të vitit 2016 misionin e saj “Resolute Support” për stërvitjen dhe këshillimin e forcave afgane që përballen me sfida të rënda sigurie, njoftoi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

NATO-ja njofton zgjatjen e misionit në Afganistan

“Forcat afgane po tregojnë guxim të vërtetë dhe ato përfitojnë nga stërvitja, këshillat dhe asistenca jonë, por Afganistani vazhdon të përballet me sfida të rënda sigurie”, shpjegoi Stoltenberg në përfundim të një mbledhje të krerëve të diplomacisë të 28 vendeve të Aleancës.

Nga ana tjetër, shefi i NATO-s nuk saktësoi se sa do të zgjasë misioni, ndërkohë që aleatët kishin njoftuar, një vit më parë, se shpresojnë ta transformpjnë në një mision civil, të drejtuar nga një jo ushtarak, nëse situata në vend përmirësohet.


Fjalët Kyçe: Jens Stoltenberg , NATO , Afganistan

Lajme të ngjashme