NOAA: Rekorde të reja nxehtësie mund të regjistrohen në 2016-n

Pas viteve 2014 dhe 2015, 2016-a mund të thyejë sërish rekordet e nxehtësisë që prej fillimit të rritjes së temperaturave në vitin 1880, vlerësuan të enjten shkencëtarët amerikanë.

NOAA: Rekorde të reja nxehtësie mund të regjistrohen në 2016-n

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-ve (NOAA) bëri me dije se “muaji i kaluar ishte prilli më i nxehtë i viteve të fundit duke regjistruar gjithashtu muajin e 12 rresht me temperatura rekord”.

NOAA njoftoi gjithashtu se katër muajt e parë të 2016-s ishin më të nxehtit që prej 136 vitesh me një temperaturë 1,1 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit XX (13,7 gradë Celsius).



Lajme të ngjashme