Dhjetëra fëmijë dhe të rinj protestuan kundër rrethimit të Gazës

Të rinjtë e mbledhur në lagjen Et-Tuffah gjatë protestave në duar mbanin qirinj të ndezur dhe parulla me thirrje për dhënien fund të rrethimit të Izraelit.

Dhjetëra fëmijë dhe të rinj protestuan kundër rrethimit të Gazës

Dhjetëra fëmijë dhe të rinj në Gazë protestuan rrethimin e Izraelit me qirinj.

Të rinjtë e mbledhur në lagjen Et-Tuffah gjatë protestave në duar mbanin qirinj të ndezur dhe parulla me thirrje për dhënien fund të rrethimit të Izraelit.

Protestuesit, të cilët kërkonin heqjen e rrethimit, gjithashtu kërkuan edhe dhënien fund të vështirësive që jetohen në Rripin e Gazës.

Ismail Ridva, njëri prej udhëheqësve të lëvizjes së Hamasit, në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestave tha se situata në të cilën ndodhet aktualisht Gaza ka tejkaluar nivelin e tolerancës, ndërsa shtoi se “Këtu zbatohet rrethimi më i keq në histori. Kjo bllokadë mizore duhet të hiqet”.

Ridvan i bëri thirrje edhe shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për heqjen e këtij rrethimi, ndërkaq nga Egjipti kërkoi të mbajë të hapur kalimin kufitar Refah.

Me ardhjen e Lëvizjes së Hamasit në krye të Gazës në vitin 2006, Izraeli mbylli kalimet kufitare dhe vendosi sanksione.

Prej 7 vendkalimeve kufitare në Rripin e Gazës, 6 ndodhen nën kontrollin e Izraelit, ndërsa vendkalimi Refah kontrollohet nga Egjipti.

4 prej këtyre vendkalimeve të cilat përdoren për qëllime tregtare u mbyllën në vitin 2007 me ardhje të Hamasit në krye pas zgjedhjeve në vitin 2006.

Ndërkaq vendkalimi kufitar Beyt Hanun përdoret për kalimin në Bregun Perëndimor të qytetarëve me pasaporta të huaja, të të sëmurëve dhe biznesmenëve, ndërsa vendkalimi kufitar Kerm Ebu Salim përdoret për kalimin e disa mallrave tregtare.

Edhe vendkalimi Kerm Ebu Salim shpesh mbyllet për kalim me arsyetime të ndryshme.

Udhëheqja e Egjiptit prej grusht shtetit më 3 korrik 2013 e këtej pothuajse mbanë të mbyllur vendkalimin kufitar Refah.

Ky vendkalim, i cili u mbyll pas grusht shtetit, hapet vetëm disa herë në vit për një kohë të shkurtë.



Lajme të ngjashme