Clinton nuk arrin të mposht Sanders në primaret e radhës

Hillary Clinton mori një fitore të ngushtë në Kentucky ndërkaq Sanders fitoi në Oregon.

493026
Clinton nuk arrin të mposht Sanders në primaret e radhës

Pas një fushate të fuqishme, kandidatja Demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton morri një fitore të ngushtë dje në primaret në Kentucky, por Bernie Sanders, fitimtar në Oregon, premtoi se do të qëndrojë në garë deri në fund.

Në Kentucky, përgjegjësja e zhvillimit të votimit, Alison Lundergan Grimes, e cilësoi Hillary Clinton fituese zyrtare në kanalin televiziv CNN.

Sipas rezultateve të numërimit të 99,9 për qind të votave, ajo ka marrë 46,8 për qind të votave kundër 46,3 për qind për senatorin e Vermontit, pra një diferencë prej më pak se 2 000 votash në më shumë se 450 000 votues.

Por nga ana tjetër, Sanders e ka mundur lehtësisht ish-sekretaren e Shtetit në Oregon, duke marrë 53 për qind të votave.



Lajme të ngjashme