OKB i bën apel Rusisë të respektojë të drejtat e pakicave

Zëdhënësi i UNHCR-së, Rupet Colville në komunikatën e publikuar me rastin e 72-vjetorit të internimit të tartarëve të Krimesë i bëri thirrje Rusisë të mbrojë të drejtat e pakicave dhe të pengojë përballjen e tyre me dhunë.

kırım tatar milli meclisi.jpg

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tërheq vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Krime, të cilat po përkeqësohen gjithnjë e më shumë pas aneksimit të krahinës nga Rusia në vitin 2014 dhe i bën thirrje Rusisë të mbrojë të drejtat e pakicave dhe të pengojë përballjen e tyre me akte të dhunshme.

Zëdhënësi i Komisariatit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Rupert Colville në komunikatën që publikoi me rastin e 72-vjetorit të internimit të tartarëve të Krimesë tha se OKB-ja e ka dokumentuar shtypjen në rritje gjatë dy viteve të fundit ndaj tartarëve të Krimesë.

Colville shkruan në komunikatën e tij se përfaqësuesit dhe përkrahësit e Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë janë frikësuar, janë sulmuar dhe janë arrestuar.

“Ne ndjejmë një shqetësim të thellë për ndalimin e aktivitetit të Asamblesë së Tartarëve të Krimesë në 26 prill nga e ‘ashtuquajtura Gjykatë e Lartë’. Jemi të shqetësuar për faktin se shpallja e Asamblesë nga ‘Gjykata’ si në organizatë esktremiste do të sjellë përballjen e tartarëve të Krimesë me shumë raste të shkeljes së të drejtave dhe me ndëshkime kolektive”, vijon komunikata e Zëdhënësit të Komisariatit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Rupert Colville

Që nga prilli i vitit 2014 e këtej tartarët e Krimesë vazhdojnë të përballen me kontrolle dhe arrestime arbitrare. Në 1 prill 35 persona, shumica tartarë të Krimesë, u shoqëruan për qendrën e policisë në kundërshtim me procesin juridik dhe iu morën shenjat e gishtërinjve dhe ADN-së. Vitin e kaluar janë mbyllur institucionet mediatike të tartarëve të Krimesë, raporton Colville në komunikatën e tij.

Rusia, e cila e kontrollon de facto Krimenë, duhet të mbrojë të drejtat e pakicave, të pengojë përballjen e tyre me diskriminim dhe dhunë, thekson Colville, dhe u bëri thirrje edhe një herë autoriteteve ruse të lejojnë rihapjen e Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë.



Lajme të ngjashme