Gjenerali Farina: Sjelljet e rrezikshme të Rusisë në Baltik mund të shkaktojnë incidente

Gjenerali Farina vuri theksin në domosdoshmërinë e përforcimit të mbrojtjes ajrore të vendeve baltike.

492277
Gjenerali Farina: Sjelljet e rrezikshme të Rusisë në Baltik mund të shkaktojnë incidente

Komandanti i shtabit të përbashkët të NATO-s në qytetin holandez Brunsum, gjenerali Salvatore Farina paralajmëroi se "sjelljet e rrezikshme" të Rusisë në Baltik mund të shkaktojë incidente në rajon. 

Gjenerali Salvatore Farina po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, dhe me këtë rast ai theksoi se interceptimi i destrojerit amerikan "Donald Cook" me avionët luftarak rus ka shkaktuar tensione në rajon. 

"Aktualisht nuk shikoj asnjë mundësi se mund të ketë ndonjë luftë në përmasa të gjëra midis NATO-s dhe Rusisë. Megjithatë, sjellja e rrezikshme e Rusisë në Baltik mund të shkaktojë incidente", paralajmëroi Farina. 

Ai gjithashtu shtoi se është i domosdoshëm përforcimi i mbrojtjes ajrore të vendeve baltike. 



Lajme të ngjashme