Detlef Seif bëri të ditur se Bohmermann i tejkaloi kufijtë e lirisë së shprehjes

Komediani gjerman, Jan Bohmermann me poezinë e tij me të cilën ofendoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes.

Detlef Seif bëri të ditur se Bohmermann i tejkaloi kufijtë e lirisë së shprehjes

Deputeti i Unionit Demo-kristian (CDU), Detlef Seif deklaroi se komediani gjerman, Jan Bohmermann me poezinë e tij me të cilën ofendoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i tejkaloi kufijtë e lirisë së shprehjes.

Detlef Seif, në fjalën e tij të mbajtur në asamblenë e Kuvendit Federal ku debatohej në lidhje me veprën e fyerjes në kodin penal, ka thënë se poezia e Bohmermannit përmban shprehje që dëmtojnë dinjitetin e personit dhe se gjyqit i takon të vendos se a është apo jo kjo fyerje.

Deputeti Seif reagoi ndaj mendimit të disa deputetëve opozitarë që kjo poezi të shqyrtohet në kuadër të lirisë së shprehjes, ndërsa duke thënë se “Në të vërtet nuk doja ta bëjë këtë, por tani do ta lexoj. Në këtë mënyrë le të kuptohet se çfarë ka shkruar në të vërtetë”, ai e lexoi poezinë në fjalë.

“Këtu ka shprehje të qarta të cilat marrin si objektiv dinjitetin e një personi. Gjykata do të vendosë se a është kjo apo jo në kuadër të lirisë së shprehjes”, - ka thënë Seif.

Deputeti theksoi se udhëheqësja e partisë së tij, Kancelarja Angela Merkel, ka marr vendim të drejt duke u bazuar në nenin 103 të kodit penal dhe në kërkesë të Turqisë për lejimin e hapjes së hetimeve ndaj Bohmermann.

Duke prekur edhe në kërkesën e partive opozitare për anulimin e menjëhershëm të nenit 103 të kodit penal me të cilin rregullohet dënimi për fyerje të liderëve të huaj, Seif tha se edhe nëse ky nen anulohet padia që ka ngritur Presidenti Erdogan ndaj Bohmermannit do të vazhdoj.

Deputeti tërhoqi vëmendjen se Presidenti Erdogan ka hapur padi private ndaj Bohmermannit për fyerje duke u bazuar në nenin 185 të kodit penal.    



Lajme të ngjashme