Irani teston raketa të reja balistike

Gjeneral Brigade Ali Abdullahi ka pohuar se "dy javë më parë kemi testuar një raketë me rreze 2 mijë kilometra me aftësi të devijimit 8 metra.

Irani teston raketa të reja balistike

Sipas raportimeve të agjencisë gjysmë zyrtare iraniane Tasnim, gjeneral Brigade Ali Abdullahi ka pohuar se "dy javë më parë kemi testuar një raketë me rreze 2 mijë kilometra me aftësi të devijimit 8 metra". 

Abdullahi nuk dha informacione, në lidhje me vendin e testimit të raketës dhe të llojit të karburantit të përdorur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mendimit se Irani me testimet e raketave në fjalë bën shkeljen e rezolutës nr. 2231 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkaq Irani mbron qëndrimin se rezoluta në fjalë nuk ka të bëjë me programin raketor të tij.  



Lajme të ngjashme