Iran - Reformatorët e moderuar fitojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative

Koalicioni i aleatëve reformatorë dhe të moderuar të presidentit Hassan Ruhani doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative.

Iran - Reformatorët e moderuar fitojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative

Koalicioni i aleatëve reformatorë dhe të moderuar të presidentit Hassan Ruhani doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative të një ditë më parë në Iran, përballë konservatorëve, sipas rezultateve të publikuara sot nga të gjitha mediat iraniane.

Sipas rezultateve të pjesshme ende jo zyrtare të publikuara nga mediat, duke përfshirë edhe shtypin konservator, lista “Shpresë” e reformatorëve dhe të moderuarve fitoi të paktën 33 nga 68 deputetë që ishin në garë nga numri i plotë 290 të zgjedhur, që numëron Parlamenti.

Referuar agjencisë iraniane të lajmeve, Fars, pro krahut të konservatorëve, reformatorët dhe të moderuarit mundën të merrnin të paktën 33 vende kundrejt 21 për konservatorët.

Faqja informuese “Tasnim” gjithashtu e afërt me konservatorët i dha koalicionit të reformatorëve dhe të moderuarve 35 vende në Parlament.



Lajme të ngjashme