Von der Leyen kërkon zgjerimin e pranisë së NATO-s në Egje

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen kërkoi zgjerimin e pranisë së NATO-s në detin Egje’ pavarësisht rënies së numrit të refugjatëve.

Von der Leyen kërkon zgjerimin e pranisë së NATO-s në Egje

“Ne nuk mund t'i eliminojmë shpejt trafikantët, kështu që këta të fundit do të përpiqen sa më shpejt të jetë e mundur të rifillojnë tregtinë e tyre me qeniet njerëzore", deklaroi ministrja gjatë një vizite në një anije ushtarake gjermane pranë ishullit grek të Kiosit.

Aktualisht, tetë anije ushtarake të NATO-s nga gjashtë vende anëtare operojnë mes brigjeve turke dhe ishujve grekë të Lesbosit dhe Kiosit. Ato kanë njoftuar për rreth 100 barka me refugjatë gjatë gjashtë javëve të fundit në këto ujëra.

Von der Leyen theksoi se NATO-ja duhej të zgjeronte zonën operacionale edhe në Samos, Kos dhe Leros, si pjesë e planit për monitorimin e rrugëve të kontrabandës me qeniet njerëzore.



Lajme të ngjashme