Ukraina dënon vendimin e Moskës për Asamblenë Tartare të Krimesë

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, ka pohuar se vendosja në listën e organizatave ekstremiste të Kuvendit Kombëtar Tartar të Krimesë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të Rusisë është një “manifestim i fashizmit rus”.

Andriy Parubiy.jpg

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy mbajti një fjalim në mbledhjen plenare të parlamentit, në shenjë reagimi ndaj përfshirjes së Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë në listën e organizatave shoqërore dhe fetare punët e të cilave janë ndaluar me arsyetimin për “aktivitete ekstremiste" nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të Rusisë".

Duke theksuar se duhet që sa më parë të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për largimin e pushtuesve rusë nga toka ukrainase dhe ajo e tartarëve të Krimesë, Parubiy tha se: “I tërë kombi (tartarët e Krimesë) u shpallën ekstremistë. Kjo ndodh për herë të parë që nga periudha e diktatorëve Hitler dhe Stalin. Ky është një manifestim i fashizmit rus. Në emër të Parlamentit ukrainas, u bëj thirrje organizatave ndërkombëtare që të reagojnë ndaj një veprimi të tillë. Gjithashtu i bëj lutje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës që ta ftojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që sa më parë të mbajë një mbledhje në lidhje me këtë çështje".

- Betsa: “E dënojmë këtë veprim"-

Zëdhënësja i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa, në llogarinë e saj në Twitter u shpreh se: “Po vazhdojnë tiranitë e Stalinit ndaj popullit autokton të Krimesë. Kjo është shkelje e tmerrshme e të drejtave njerëzore. E dënojmë këtë veprim".

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë të Rusisë bëri të ditur se, duke filluar nga data 18 prill 2016, e ka përfshirë Kuvendin Kombëtar Tartar të Krimesë në listën e organizatave shoqërore dhe fetare punët e të cilave janë ndaluar me arsyetimin për aktivitete ekstremiste.


Fjalët Kyçe: Tartarët e Krimesë

Lajme të ngjashme