Deri më tani deklarohen 19 të vdekur nga tërmeti 7,1 ballë Rihter në Japoni

Bilanci i përkohshëm nga tërmeti që goditi dje jugperëndimin e Japonisë arriti në 19 persona, ndërkohë që nga tërmeti i pardjeshëm u regjistruan 10 të tjerë, njoftuan sot autoritetet lokale.

Deri më tani deklarohen 19 të vdekur nga tërmeti 7,1 ballë Rihter në Japoni

“Të paktën 19 persona kanë humbur jetën deri tani", tha Mariko Kuramitsu, funksionar në prefekturën e Kumamotos.

Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë të shkallës Rihter goditi dje jugperëndimin e Japonisë.

Autoritetet iu drejtuan thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale për të mos u afruar në brigjet e detit dhe për t'u larguar nga ndërtesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës.


Fjalët Kyçe: Japoni , tërmet , Kumamoto

Lajme të ngjashme