Ukrainë – Volodymyr Groysman, kandidat për zëvendësimin e Kryeministrit Yatsenyuk

Kandidatura e Volodymyr Groysman​it, anëtar i Bllokut Poroshenko,​ duhet të miratohet nga Parlamenti ukrainas.

Ukrainë – Volodymyr Groysman, kandidat për zëvendësimin e Kryeministrit Yatsenyuk

Koalicioni qeveritar ukrainas, i formuar nga Blloku Poroshenko dhe Fronti Popullor i Kryeministrit Arseniy Yatsenyuk​ ra dakord për zëvendësimin e këtij të fundit me Volodymyr Groysman​in, i konsideruar si besnik i Presidentit Petro Poroshenko dhe aktualisht Kryetar Parlamenti, njoftoi të mërkurën në "Twitter" Dmitro Stoliarciuk, zëdhënës i Groysman​it.

Kandidatura e Groysman​it​ duhet të miratohet nga Parlamenti ukrainas.

Para pak ditësh, Arseniy Yatsenyuk​​ njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit, pas akuzave se nuk i kishte drejtuar si duhet reformat në vend.



Lajme të ngjashme