"Panama Papers" - Bastisje policore në selinë e "Mossack Fonseca"

Kryeprokuroria bëri të ditur se gjatë bastisjes janë kërkuar dokumente në lidhje me pretendimet për veprimtarinë e jashtëligjshme të kompanisë.

"Panama Papers" - Bastisje policore në selinë e "Mossack Fonseca"

Në selinë e kompanisë ligjore “Mossack Fonseca", e cila ndodhet në Panama u organizua një bastisje nga ana e policisë.

Kryeprokuroria bëri të ditur se gjatë bastisjes janë kërkuar dokumente në lidhje me pretendimet për veprimtarinë e jashtëligjshme të kompanisë.

Dosja e kompanisë Mossack Fonseca e përbërë prej 11,5 milionë faqesh u publikua në media me emrin “Panama Papers".

Në dokumentet në fjalë pretendohet se një numër i madh i personave dhe kompanive ndërkombëtare offshore kanë kryer transakcione financiare me qëllim të evazionit fiskal, larjen e parave dhe për shkeljen e embargove ndërkombëtare.

Në mesin e dokumenteve të publikuara ndodhen edhe dokumentet e liderëve botërorë, të mbi 100 politikanëve dhe të një numri të madh të kompanive globale dhe personave të famshëm.

Në mesin e tyre janë miku i ngushtë i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një i afërmi Presidentit të Sirisë, Beshar Esad dhe i Presidentit të Kinës, Shi Xhinping si dhe kryetari i UEFA-së, Mishel Platini.

Ndërkaq në këto dokumente, të cilat çuan deri tek dorëheqja e Kryeministrit të Islandës, David Gunnlaugsson, përmendet edhe emri i Kryeministrit britanik, David Cameron, prej të cilit gjithashtu kërkohet dorëheqje.



Lajme të ngjashme