Gjermani – 20 mijë refugjatë kanë hyrë në vend gjatë marsit

Numri i refugjateve që kanë hyrë në Gjermani në muajin mars është shumë më i ulët në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2016.

467561
Gjermani – 20 mijë refugjatë kanë hyrë në vend gjatë marsit

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë në mars të vitit 2016 në këtë vend kanë hyrë 20 mijë e 608 refugjatë.

6 mijë e 53 refugjatë janë me origjinë nga Siria. Numri i refugjatëve, të cilët kanë hyrë në Gjermani në muajin mars është shumë më i ulët në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2016, vijon deklarata.

Në mesin e refugjatëve që kanë ardhur në Gjermani 2 mijë e 626 refugjatë janë nga Iraku, 2 mijë e 67 nga Afganistani dhe 919 nga Irani.


Lajme të ngjashme