Turqia dërgon në Gjermani 32 refugjatët e parë të rregullt sirianë

Me dy avionë të ndryshëm ka mbërritur në aeroportin Hanover të Gjermanisë grupi i parë prej 32 refugjatësh sirianë, të cilët Turqia i ka dërguar në mënyrë të rregullt në kuadër të marrëveshjes së arritur në 18 mars me BE-në.

464791
Turqia dërgon në Gjermani 32 refugjatët e parë të rregullt sirianë

Ka nisur procesi i ripranimit dhe këmbimit të refugjatëve në kuadër të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Bruksel ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Përkundrejt refugjatëve të dërguar nga Greqia në Turqi edhe Turqia ka dërguar në Gjermani kontingjentin e parë të refugjatëve sirianë.

Në qytetin Hanover të Gjermanisë nga Turqia ka mbërritur me dy avionë të ndarë pasagjerësh kontingjenti i parë i refugjatëve sirianë i përbërë prej 32 vetësh.

Grupi i parë i refugjatëve u transferua me autobus nga aeroporti drejt qendrës së përkujdesjes së refugjatëve në Friedland, që ndodhet afër qytetit Göttingen.

Këtu refugjatët sirianë do të kalojnë nga kontrolli mjekësor dhe fillimisht do ti nënshtrohen kursit dyjavor të gjuhës dhe pas këtij procesi do të shpërndahen në qytetet dhe qytezat e landit të Saksonisë së Poshtme

Numri i refugjatëve sirianë që do të këmbehen në fazën e parë është parashikuar të jetë 72 mijë vetë.

Në bazë të marrëveshjes së arritur Gjermania do të pranojë gjithsej 15 mijë refugjatë sirianë.



Lajme të ngjashme