UNICEF: 6 fëmijë në ditë humbin jetën ose plagosen në Jemen

“Vetëm gjatë vitit të fundit 934 fëmijë kanë humbur jetën në Jemen. Një mijë e 256 të tjerë janë plagosur. 61 për qind e tyre kanë humbur jetën ose janë plagosur gjatë sulmeve ajrore'', sipas një raporti të UNICEF.

460999
UNICEF: 6 fëmijë në ditë humbin jetën ose plagosen në Jemen
yemen - çocuklar 2.jpg
yemen - çocuklar.jpg

Sipas një raporti të Fondit për Fëmijët pranë OKB-së, UNICEF, në ditë 6 fëmijë humbin jetën ose plagosen në Jemen, ndërsa fëmijët e moshës dhjetëvjeçare detyrohen të luftojnë.

Përfaqësuesi për Jemenin pranë UNICEF-it, Julien Harneis duke u lidhur me anë të një telekonference gjatë një konference për shtyp në zyrën e Gjenevës dha detaje mbi këtë raport.

Ai ka nënvizuar se gjendja në Jemen po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe duke folur për vdekjen e fëmijëve, Harneis tha: ''Vetëm gjatë vitit të fundit 934 fëmijë kanë humbur jetën në Jemen. Një mijë e 256 të tjerë janë plagosur. 61 për qind e tyre kanë humbur jetën ose janë plagosur gjatë sulmeve ajrore''.



Lajme të ngjashme