Pakistan – Shkon në 70 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist

Njoftohet se është rritur në 70 numri i viktimave të sulmit me bombë të ndërmarrë të dielën në Pakistan, ku janë plagosur afërisht 340 të tjerë.

Pakistan – Shkon në 70 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist

Njoftohet se të paktën 70 persona kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë në një park argëtimi në Lahor të Penxhapit në Pakistan.

Sipas raportimeve të mediave lokale në Pakistan theksohet se nga sulmi me bombë të ndërmarrë ditën e djeshme, numri i të vdekurve është rritur në 70 persona dhe janë plagosur afërisht 340 të tjerë. Gjithashtu theksohet se 25 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se sulmi në Lahor është kryer nga një kamikaz dhe se ishte ndaj popullatës, e cila me rastin e pushimit të ditës dielës ndodhej në këtë park. Pas sulmit në vend u shpall 3 ditë zie.



Lajme të ngjashme