Dobësia e sigurisë në Belgjikë, Khalid el-Bakraoui në listën e Interpolit

Evropa vazhdon të tronditet nga paralajmërimi i Turqisë në lidhje me Ibrahim el-Bakraouin, një nga autorët e sulmit terrorist në Bruksel. Holanda pranoi se ka vepruar në mënyrë të gabuar.

Dobësia e sigurisë në Belgjikë, Khalid el-Bakraoui në listën e Interpolit

Terroristët autorë të sulmeve në Bruksel kishin precedentë penalë edhe në Belgjikë edhe në Holandë.

Autoritetet turke kishin paralajmëruar se Ibrahim el-Bakraoui, organizator i sulmit në aeroportin e Brukselit, ishte një person me lidhje terroriste.

Për më tepër, El-Bakraoui ka hyrë në Turqi për herë të dytë pas deportimit të tij në Holandë, gjatë korrikut të 2015-s, dhe është në muajin gusht është nxjerrë përsëri jashtë Turqisë.

Ministri holandez i Drejtësisë ka pohuar se El-Bakraoui i është dorëzuar Holandës më datë 14 korrik 2015.

Sakaq, e përditshmja britanike, “Financial Times", i publikoi këto zhvillime nën titullin “Turqia shpalosi dobësitë e sigurisë dhe inteligjencës në Evropë".

Gazeta publikoi gjithashtu shkresën, përmes të cilës Turqia paralajmëronte autoritetet holandeze.

Dobësia e sigurisë, që u përjetua në Bruksel pavarësisht paralajmërimeve të Ankarasë zyrtare, shkaktoi krizë qeveritare në Belgjikë.

Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens, dorëheqja e të cilit nuk u pranua nga kryeministri i vendit, deklaroi se paralajmërimi i Turqisë ishte një shans i mirë për të zbuluar lidhjet terroriste të Ibrahim el-Bakraouit, por tashmë ky shans iu kishte ikur nga duart.

Parlamenti belg, nga ana e tij kërkoi ngritjen e një komisioni për hetimin e çështjes.

Një tjetër detaj tronditës ka dalë në pah te lajmi i televizionit amerikan, “NBC", ku njoftohet se vëllezërit El-Bakraoui ishin në listën e SHBA-ve për terroristët potencialë.

Khalid el-Bakraoui, autor i sulmit terrorist në metronë e Brukselit, ishte gjithashtu në listën e personave të kërkuar të Interpolit.

Pavarësisht gjithë këtyre informacioneve, terroristët jetuan për muaj me radhë në Bruksel, madje morën me qira edhe një banesë duke përdorur letërnjoftime të falsifikuara.


Lajme të ngjashme