Koreja e Veriut teston një raketë me karburant të ngurtë

Pheniani testoi me sukses një raketë të mbushur me të ashtuquajturin karburant i ngurtë, njoftoi sot media shtetërore e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut teston një raketë me karburant të ngurtë

"Pretendimi për këtë test erdhi nga lideri Kim Jong-Un, në kohën kur po vizitonte zonën ku do të kryhej lëshimi i raketës", njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, "Yonhap", që citon agjencinë zyrtare koreanoveriore të lajmeve, "KCNA".

"Suksesi i kësaj rakete do të shkaktojë terror dhe tmerr në zemrat e armiqve tanë. Ne do të vazhdojmë të arrijmë suksese në shkencën dhe industrinë e mbrojtjes, që do t'i bëjë armiqtë tanë të dridhen nga frika", deklaroi Kim.

“Koreja e Jugut po përgatit kundërmasat”, deklaroi Moon Sang-Gyun, zëdhënës i Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes Kombëtare.

Ky test erdhi ndërkohë që tensioni në gadishull po rritet, që kur shteti komunist realizoi një shpërthim bërthamor janarin e kaluar dhe lëshoi një raketë me rreze të gjatë veprimi në shkurt.



Lajme të ngjashme