Irani i kënaqur me urdhrin e Putinit për tërheqjen nga Siria

Vendimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për tërheqjen e një pjese të madhe të trupave ushtarake në Siri Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarfi e ka vlerësuar si një sinjal të mirë për 'gjysmë'-armëpushimin, siç e quajti ai.

Rus uçakları Suriye.jpg

Vendimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për tërheqjen e një pjese të madhe të trupave ushtarake në Siri Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarfi e ka vlerësuar si një sinjal të mirë për 'gjysmë'-armëpushimin, siç e quajti ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif, urdhrin e presidentin rus, Vladimir Putin, për tërheqjen nga Siria e vlerësoi si një sinjal pozitiv për armëpushim.

Ministri i Jashtëm iranian, i cili ndodhet në Australi për një vizitë zyrtare, ka dhënë një deklaratë pas takimit të tij me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, ministrin e Migrimit, Peter Dutton dhe ministrin e Tregtisë, Steve Ciobo.

Zarif duke vlerësuar qëndrimin e Iranit në lidhje me zgjidhjen politike dhe armëpushimin në Siri, tha se: "Është lajm i mirë 'gjysmë' armëpushimi në Siri. Është një gjë dëshirojmë më së paku prej rreth 3 vjetësh. Tërhiqja e një pjese të forcave ruse nënkupton se kanë vërejtur se nuk ka nevojë të përdoret forcë për mbrojtjen e këtij armëpushimi. Ky (armëpushimi) duhet të jetë një sinjal pozitiv. Tani duhet të presim dhe të shikojmë".

Duke kujtuar se armëpushimi nuk përfshin DAESH-in dhe Frontin al-Nusra, Zarfi u shpreh se komuniteti ndërkombëtar është bashkuar kundër atyre. "Komuniteti Ndërkombëtar i dërgoi një mesazh DAESH-it. Porosia, e cila duhet ti dërgohet DAESH-it dhe grupeve tjera ekstremiste duhet të jetë se lufta jonë kundër tyre është e pamëshirshme", tha Zarif.

Kryediplomati iranian theksoi se në lidhje me luftën kundër organizatave terroriste do të mund të punojnë me Australinë dhe shtoi se: "Ne jemi duke e ndarë mendimin se DAESH-i është armiku jonë i përbashkët. Askush nuk mund ta shohë DAESH-in si një ngritës potencial. Të gjithë duhet të bashkohemi dhe të luftojmë kundër DAESH-it dhe ekstremizmit. E kemi pamë në çdo pjesë të botës se një ekstremizëm i tillë ka hapur rrugën për kryerjen e krimeve të shumta. Kjo nuk po kërcënon vetëm një vend të caktuar, por të gjithë komunitetin ndërkombëtar".



Lajme të ngjashme