Liderët që lëshuan "rrënjë" në postet e tyre në Afrikë

Disa emra në kontinentin afrikan, shumë vite nuk ia lënë askujt qeverisjen e shtetit.

Liderët që lëshuan "rrënjë" në postet e tyre në Afrikë

Disa emra në kontinentin afrikan, të cilin komuniteti ndërkombëtar i kritikon në lidhje me demokracinë dhe qeverisje të mirë, shumë vite nuk ia lënë askujt qeverisjen e shtetit.

Presidenti i Guineas Ekuatoriale 73 vjeçari Theodoro Obiang Nguema dhe Presidenti i Angolës, Eduardo dos Santos e ruajnë forcën e tyre në qeveri 36 vite.

Presidenti i Kamerunit, 82-vjeçari Paul Biya, i cili është 34 vjet në qeveri, edhe pse u pretendua se në zgjedhjet e viteve 1997, 2004 dhe 2011 në të cilat u zgjodh përsëri nuk janë mbajtur në mjedis transparent vazhdon të ruaj udhëheqjen e tij.

Yoweri Museveni (71) i cili vazhdon qeverisjen e tij 31 vjet në Uganda, në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën në muajin e kaluar ndërsa pati pretendime për parregullsi, u zgjodh përsëri.

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, pavarësisht presioneve të opozitës në lidhje me atë që të pensionohet, nuk e ka lënë qeverinë. Mugabe i cili muajin e kaluar festoi ditëlindjen 92 vjeçare, ishte në fokusin e kritikave për shkak se festoi një ditëlindje të madhe pavarësisht ekonomisë së rëndë në vend.

Në Çad, Idris Deby Itno i cili është në qeveri që nga viti 1990, përsëri njoftoi kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të planifikuara më 10 prill. Deby Itno i cili premtoi se në rast se zgjidhet përsëri do ta kufizojë mandatin presidencial, refuzon braktisjen e qeverisë.

Presidenti i Sudanit, 72-vjeçari Omer el-Beshir 22 vite është në postin e kreut të shtetit. Gjykata Penale Ndërkombëtare dha urdhër-arrest ndërkombëtar për liderin sudanez i cili pretendohet se ka kryer krim humanitar.

Ndërsa në Eritrea, 69-vjeçari Issayas Afeworki postin e presidentit e mban plotë 22 vite. Një pjesë e popullatës në vend duke pretenduar se qeveria shkel të drejtat e njeriut, kërkon ndryshim.

- Ka edhe shtete në të cilat ndodhin ndryshime demokratike -

Edhe pse në kontinent demokracia ende nuk është vendosur plotësisht mund të thuhet se disa shtete janë në procesin e përparimit.

Krahas Burundit, Kongos dhe Republikës Demokratike të Kongos të cilat po përpiqen që ta ribëjnë kushtetutën për të qëndruar në qeveri, ka edhe shtete të cilat kanë për qëllim që të arrijnë sukses në promovimin e demokracisë.



Lajme të ngjashme