Abbas mbështet propozimin francez të paqes

Abbas mbështet propozimin francez që të mblidhet një konferencë ndërkombëtare për rifillimin e bisedimeve të ngecura të paqes palestinezo-izraelite.

Abbas mbështet propozimin francez të paqes

Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për propozimin francez që të mblidhet një konferencë ndërkombëtare e cila synon rifillimin e bisedimeve të ngecura të paqes palestinezo-izraelite.

Këto deklarata presidenti Abbas i bëri në një takim të Këshillit të Lëvizjes Revolucionare Fatah të mbajtur në Ramallah të mërkurën mbrëma. “Ne konsiderojmë se ndërtimet e vendbanimeve izraelite janë të paligjshme dhe kërkojmë që Këshilli i Sigurimit t'i hetojë dhe të marrë vendim mbi to”, tha Abbas gjatë takimit.

Duke iu referuar Marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, Abbas paralajmëroi se Autoriteti Palestinez, nuk do të do të pajtohet me marrëveshjet e fundit me Izraelin nëse ky i fundit dështon t'i respektojë ato. Ai vazhdoi duke thënë se palestinezët kërkonin një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke dënuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Abbasi tha se hapi i ardhshëm palestinez do të varet nga reagimi i Izraelit ndaj kërkesave të saj. Bisedimet e paqes mes negociuesve palestinezë dhe izraelitë dështuan në prill të vitit 2014 për shkak të refuzimit izraelit për të liruar një grup të burgosurish politik pavarësisht premtimeve të mëparshme për ta bërë një gjë të tillë.



Lajme të ngjashme