Kerry-Steinmeier shprehen me shpresa për armëpushimin në Siri

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaruan sot se ndërprerja e luftimeve në Siri që filloi të shtunën është një shenjë shprese.

Kerry-Steinmeier shprehen me shpresa për armëpushimin në Siri

“Është e qartë që ditët në vijim do të jenë thelbësor në përcaktimin nëse ne jemi në gjendje ose jo që të krijojmë disa çaste reale për një ulje të konfliktit”, tha Kerry.

“Që prej konferencës së sigurisë në Mynih në mes të shkurtit, situata ka marrë përmirësim të dukshëm”, deklaroi Steinmeier.

“Çfarë është më e rëndësishme tani… është që ndërprerja e luftimeve të marrë një natyrë më afatgjatë, si dhe të na mundësojë të fillojmë negociata për një zgjidhje politike të konfliktit”, vazhdoi ministri gjerman.

Kerry dhe Steinmeier u treguan optimist mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit pavarësisht raportimeve për luftime.



Lajme të ngjashme