Siri – Forcat e Esadit dhe YPG përparojnë falë ndihmës ruse

Në Siri, forcat e Esadit dhe organizata terroriste YPG vazhdojnë të përparojnë në terren falë bombardimeve ruse.

435116
Siri – Forcat e Esadit dhe YPG përparojnë falë ndihmës ruse

Organizata terroriste YPG dhe regjimi i Esadit në Siri po përparojnë dorë për dore me mbështetjen ajrore të Rusisë.

Regjimi aleatin në terren YPG-në e merr në mbrojtje edhe në fushën diplomatike.

Përfaqësuesi i përhershëm i regjimit të Esadit në OKB, Beshar Xhaferi tha se “fitoret që ka korrur PYD-ja në veri të Sirë janë fitore të përbashkëta të popullit sirian".

YPG në terren bashkëpunon me Esadin dhe Rusinë, zhvillim ky që ka vënë në lëvizje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit përmes një komunikate tha se nuk i mbështesin veprimet e YPG-së në bazën ajrore Minnak dhe në qytezën Azez, dhe i ka bërë thirrje organizatës që të heqë dorë nga veprimet që do të sillnin ngritjen e tensionit me Turqinë.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se aktet e YPG-së në Azez minojnë objektivat e përbashkëta në luftën kundër DAESH-in.

Propozimit të Turqisë për krijimin e një zone që përjashton fluturimet në veri të Sirisë, pjesë që ndodhet në darën e YPG-së dhe Rusisë i ka ardhur mbështetje edhe nga Gjermania.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha: “situata aktuale në Siri është bërë e padurueshme. Krijimi i një lloj zone e përjashtimit ajror në kufirin e Turqisë do të ishte i dobishëm për njerëzit që jetojnë në Halep dhe në zonat e tjera të rrethuara".

Kancelarja gjermane dënoi bombardimet e Rusisë dhe Esadit që marrin në shënjestër civilët.

Kurse në lidhe me krijimin e një zone ndalifluturimi Rusia mbron idenë se për këtë çështjet duhet arritur një konsensus ndërmjet Esadit dhe Kombeve të Bashkuara.

Sipas Moskës zyrtare pa një konsensus të tillë është e pamundur krijimi i një zone të përjashtuar nga fluturimet ajrore.

Nga ana tjetër goditjet me artileri që Turqia u ka bërë pozicioneve të YPG-së zuri vend në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mbledhja u thirr me kërkesë të Rusisë dhe u zhvillua pa praninë e mediave.

Detajet e diskutimeve që u bënë këtu u publikuan nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Halit Çevik.

Ambasadori Çevik tha se në mbledhje nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me Turqinë.


Lajme të ngjashme