Takimi historik i kishës katolike dhe asaj ortodokse realizohet në Kubë

Pas një periudhe prej afërsisht 1000-vitesh Lideri i Kishës Katolike Papa Françesku dhe Lideri i Kishës Ortodokse ruse Patrik Kiril u takuan në Kubë.

Takimi historik i kishës katolike dhe asaj ortodokse realizohet në Kubë

Udhëheqësit shpirtërorë të Kishave Katolike dhe Ortodokse u takuan për herë të parë pas ndarjes së kishave më vitin 1054.

Pas takimit që zgjati rreth 2 orë midis Papa Françeskut dhe Patrikut të 2-të në kryeqytetin e Kubës Havana, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët.

Në deklaratë të dy liderët shprehën keqardhjen e tyre për humbjen e unitetit të kishës.

Kirill dhe Françesku i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkohet për ti dhënë fund terrorizmit.

Në deklaratë bëhet thirrje gjithashtu për mbrojtjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe ndaj heshtjes së vendeve të pasura përballë azilkërkuesve.


Lajme të ngjashme