Presidencialet 2017 në Francë – Jean-François Cope kandidati më i ri i së djathtës opozitare

Jean-François Cope njoftoi vullnetin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, një kandidaturë e re brenda opozitës, ku autoriteti i ish-presidentit Nicolas Sarkozy sa vjen e po zbehet.

Presidencialet 2017 në Francë – Jean-François Cope kandidati më i ri i së djathtës opozitare

“Unë shpall kandidaturën time për këtë proces votimi”, pohoi dje në mbrëmje Cope për televizionin publik “France 2”.

Një numër i konsiderueshëm personalitetesh në radhët e së djathtës janë deklaruar ose kanë shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në muajin nëntor për parapraket e partisë republikane (partia kryesore e opozitës së djathtë) në perspektivën e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Me këtë kandidaturë të re, gara brenda së djathtës sa vjen e po shtohet për presidencialet, në të cilën ish-presidenti Sarkozy, kreu i republikanëve (LR), nuk ka njoftuar ende pjesëmarrjen e tij.

Gjithnjë e më tepër në zbritje në sondazhe, ish-kreu i shtetit (2007-2012), 61 vjeç, po shfaq më tepër vështirësi në përballjen me një numër në rritje të kandidaturave të mundshme brenda partisë së tij.

Këtë fundjavë ai ndërmorri negociata bashkëpunimi me prezantimin e një projekti të përbashkët gjatë këshillit kombëtar.



Lajme të ngjashme