Qipro – Liderët bëjnë apel të përbashkët për personat e humbur

Presidenti i Republikës turke të Qipros së Veriut Mustafa Akinci dhe Lideri grekoqipriot Nikos Anastasiadis përmes një mesazh të përbashkët sensibilizues u bëjnë thirrje banorëve të ishullit të bashkëpunojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Qipro – Liderët bëjnë apel të përbashkët për personat e humbur
Liderët qipriotë bëjnë apel të përbashkët për personat e humbur
Liderët qipriotë bëjnë apel të përbashkët për personat e humbur

Presidenti i Republikës turke të Qipros së Veriut Mustafa Akinci dhe Lideri grekoqipriot Nikos Anastasiadis përmes një mesazh të përbashkët sensibilizues u bëjnë thirrje banorëve të ishullit të bashkëpunojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Në kuadër të negociatave për një zgjidhje të përhershme në ishull, Komiteti i Personave të Zhdukur në Qipro vazhdon të punojë në vendet, ku mund të ketë varre masive.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe Lideri grekoqipriot Nikos Anastasiadis dolën para kamerave me qëllimin për të bërë një ndërgjegjësim lidhur me gjetjen e personave të humbur.

Në mesazhin e tij Akinci vuri theksin në vuajtjet e të afërmve të personave të humbur gjatë gjithë këtyre viteve.

Akinci dhe Anastasiadis në mesazhin ndërgjegjësues të publikuar në turqisht dhe greqisht thanë: “Si dy liderë ne u bëjmë thirrje atyre personave që kanë informacione për personat e humbur ti ndajnë ato me Komitetin që është ngritur për personat e zhdukur". Të njëjtin apel e bëri në greqisht edhe Anastasiadis.

Në Qipro ka mbi 2 mijë persona që rezultojnë të humbur. Si rezultat i punimeve kërkuese të Komitetit për gjetjen e personave të humbur janë gjendur vetëm 600 prej tyre.

Ndërsa fati i 1 mijë e 500 të tjerëve nuk dihet ende.



Lajme të ngjashme