Gjermani-PEGIDA organizon protesta në Dresden

PEGIDA dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika në qytetin Dresden të Gjermanisë.

424764
Gjermani-PEGIDA organizon protesta në Dresden

Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika në qytetin Dresden të Gjermanisë.

Sipas një deklarate të policisë së Dresdenit anëtarët e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) të cilët kanë mbajtur protesta në të njëjtat pika me kundërshtarët e tyre fillimisht janë mbledhur para sheshit të Teatrit dhe pas një marshimi janë kthyer sërisht në shesh. Ndërsa grupi i kundërshtarëve të saj është mbledhur në sheshin Postplatz.

"Është marrë informacioni se janë djegur automjetet e parkuara në bulevardin Pieschener Allee, ku ekipet të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë verifikuar se 11 mjete janë dëmtuar", thuhet në deklaratë ku pretendohet se automjetet e djegura i përkisnin pjesëmarrësve në protestat e PEGIDA-s.

Ndërsa iniciativa studentore e quajtur Durchgezaehlt ka njoftuar se në protestat e PEGIDA-s kanë qenë të pranishëm 3 deri në 4 mijë protestues ndërsa në protestat kundërshtare 250 deri në 300 protestues.



Lajme të ngjashme