Putini: Nuk ka zgjidhje tjetër veç afrimit me Ukrainën dhe BE

Presidenti Vladimir Putin përjashtoi vendosjen e sanksioneve kundër Ukrainës pas vendimit të tij që të pezullojë zonën e tregtisë së lirë mes dy vendeve, duke garantuar se Moska nuk kishte zgjedhje tjetër përballë afrimit mes Kievit dhe BE.

Putini: Nuk ka zgjidhje tjetër veç afrimit me Ukrainën dhe BE

“Ne nuk synojmë të vendosim asnjë lloj sanksioni kundër Ukrainës”, theksoi presidenti rus gjatë konferencës së tij për shtyp vjetore.

Putini nënshkroi të mërkurën një dekret që pezullon duke filluar nga viti 1 janar, data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së asocimit mes Kievit dhe Brukselit, aplikimin me Ukrainën të traktatit të vitit 2011 që vendoste tarifa doganore preferenciale mes shumë prej ish-republikave sovietike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme