Qipro – Vazhdojnë negociatat për një zgjidhje të qëndrueshme

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinxhi (Mustafa Akıncı) dhe lideri i udhëheqjes grekoqipriote Nikos Anastasiadis do të takohen sonte në mbrëmje.

Qipro – Vazhdojnë negociatat për një zgjidhje të qëndrueshme

Ky do të jetë takimi i dytë i muajit dhjetor ndërmjet dy liderëve të ishullit dhe do të mbahet në zonën tampon të ishullit, që kontrollohet nga OKB-ja.

Krahas delegacioneve teknike në këtë takim do të marrë pjesë edhe Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

Pritet që në takimin e sotëm të trajtohet çështja e pronësisë, një nga kapitujt më të vështirë të bisedimeve në ishull.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pret të diskutohet në këtë takim është edhe ajo e qeverisjes së ishullit, një tjetër çështje ku palët vazhdojnë të kenë divergjenca të mëdha.

Parashikohet që pas takimit të bëhet një deklaratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme