Maiziere: Turqia, "gur ndërtimi" për zgjidhjen e krizës së refug

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Thomas de Maiziere në një prononcim për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” tha se Turqia është një “gur ndërtimi” i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

362185
Maiziere: Turqia, "gur ndërtimi" për zgjidhjen e krizës së refug

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha se “Turqia po bën përpjekje të dukshme në drejtim të pengimit të kalimit të kufijve të saj nga emigrantët klandestinë”, ndërsa shtoi se negociatat që bëhen me Turqinë në lidhje me krizën e refugjatëve janë një “gur ndërtimi” i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Në një reportazh për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” në lidhje me krizën e refugjatëve në Evropë, Maiziere thotë se bisedimet që zhvillohen me Turqinë me qëllim garantimin e sigurisë së kufijve të BE-së janë prioritare në aspektin kohor dhe të përmbajtjes.

Maiziere tha se qëllimi i BE-së është të ndalojë dyndjen e emigrantëve drejt Evropës.

Sipas të dhënave zyrtare numri i refugjatëve të regjistruar në Gjermani është 1 milionë.

Numri i azilkërkuesve në Gjermani për periudhën janar-nëntor 2015 është 425 mijë e 35, kurse numri i aplikimeve në proces është 355 mijë e 914.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme