Merkel del kundër kufizimit të numrit të emigrantëve në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, edhe një herë ka përsëritur kundërshtimin e saj për vendosjen e kufirit të numrit të emigrantëve që Gjermania mund të pranojë.

407568

Merkel, në intervistën e cila u botua në dy gazeta gjermane, theksoi se, ndonëse ajo dëshiron të ulet numri i emigrantëve, por në asnjë rast nuk pajtohet me disa kërkesa që vijnë nga partia e saj Unioni Kristiano-Demokrat (CDU) që të vendoset kufizim i numrit të emigrantëve që hyjnë në vend.

Kjo deklaratë e Merkelit erdhi në prag në kongresit të rregullt të partisë konservatore në mes të tensioneve të cilat janë paraqitur për shkak të politikës mbi refugjatët. Merkel shumë me sukses udhëheq CDU-në që nga 10 prilli i vitit 2000.

Sivjet në Gjermani kanë hyrë thuajse një milionë emigrantë, ndaj në shumë qytete dhe komuna bëhet përpjekje për vendosjen dhe kontrollin e numrit të madh të njerëzve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme