Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Revista "Time": Angela Merkel personaliteti i vitit 2015

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zgjodh sot si personaliteti i vitit 2015 nga e përjavshmja amerikane “Time”, e cila vlerësoi kapacitetin e saj për t’i bërë ballë sfidave, që janë shfaqur në Evropë përgjatë gjithë vitit.

Revista "Time": Angela Merkel personaliteti i vitit 2015

Drejtoresha e revistës “Time”, Nancy Gibbs, përmendi reagimin e Angela Merkelit përballë krizës greke, asaj të emigrantëve dhe përgjigjen e saj përballë kërcënimit të organizatës terroriste DAESH, në një komunikatë të publikuar sot.

“Ju mund të jeni ose jo dakord me Merkel, po ajo nuk zgjedh rrugën më të lehtë”, theksoi Nancy Gibbs, për të cilën “liderët janë testuar vetëm kur popujt nuk dëshirojnë t’i ndjekin”.

Sepse ajo, shtoi Gibbs, ka kërkuar më shumë për vendin e saj sesa shumica e politikanëve do të kishin guxuar, sepse ajo i ka bërë ballë tiranisë dhe oportunizmit dhe sepse ajo shfaq një lidership moral të vendosur në një botë, ku morali është i rrallë; Angela Merkel është personaliteti i vitit i të përjavshmes amerikane “Time”.

Kancelarja gjermane kryesoi në renditje kreun e DAESH-it, Abu Bakr al-Baghdadi, kandidatin e paraprakeve republikane për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, lëvizjen amerikane për të drejtat e njeriut “Black Lives Matter” dhe Presidentin iranian, Hassan Rohani.

E pyetur nga stacioni televiziv NBC, Nancy Gibbs theksoi se nuk e kishte përjashtuar Abu Bakr al-Baghdadi nga fakti i ndikimit, që do të kishte pasur zgjedhja e tij.

“Asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi zgjedhur njerëz të urryer të tjerë në të kaluarën”, theksoi drejtoresha e të përjavshmes, duke kujtuar se edhe Adolf Hitleri ishte shpallur personalitet i vitit më parë.

Për Nancy Gibbs, “2015-a ka qenë një vit, gjatë të cilit kryeterroristi i DAESH-it ka fituar terren”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme