Islamabad - Nisma e Turqisë për të ardhmen e Afganistanit

Lufta antiterror është vendosur në tavolinën e bisedimeve në Pakistan, ku janë mbledhur ministrat e Punëve të Jashtme të 13 shteteve, që kërkuan zgjidhje për problemin e Afganistanit, kohëve të fundit nën ndikimin intensiv të terrorizmit.

Islamabad - Nisma e Turqisë për të ardhmen e Afganistanit

Lufta kundër terrorizmit u diskutua gjatë një konference në Pakistan.

Ministrat e Jashtëm të 13 shteteve u mblodhën në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit.

Në tavolinën e bisedimeve ishte e ardhmja e Afganistanit.

Takimet “Procesi i Stambollit në Zemër të Azisë” filluan me iniciativë të Turqisë në vitin 2011.

Qëllimi i tyre është rikthimi klimës së stabilitetit dhe paqes në Afganistan.

Turqia e nisi këtë proces për të ardhmen e Afganistanit dhe e shikon këtë vend si zemrën e Azisë.

Në këtë nismë zënë vend shtetet fqinjë të Afganistanit dhe partnerë si Turqia, Kina, dhe Arabia Saudite.

Përfaqësues i Turqisë në këtë konferencë ishte ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i cili fillimisht zhvilloi një takim me Kryeministrin e Pakistanit, Navaz Sherif.

Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërsa në fjalën e hapjes së konferencës, Çavusoglu kujtoi Procesin e Stambollit.

“Kanë kaluar 4 vjet që prej fillimit të Procesit të Stambollit dhe megjithatë arsyet, që na shtynë të ndërmarrim këtë nismë, janë ende të pranishme. Problemet kryesore të rajonit janë radikalizmi, terrorizmi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Këto janë një rrezik i përbashkët për të gjithë ne. Ne duhet të veprojmë së bashku në luftën kundër tyre”, nënvizoi ai.

Po ashtu, ministri Çavusoglu theksoi se Turqia do të jetë gjithmonë një mbështetje për Pakistanin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme