Angela Merkel përplasje të reja në CDU

Angela Merkel, e cila ka rënë nga piedestali me krizën e refugjatëve do të duhet të përballet me përplasje të reja gjatë kongresit të partisë së saj konservatore CDU pavarësisht një përpjekjeje të fundit për të kufizuar fluksin e emigrantëve.

405492
Angela Merkel përplasje të reja në CDU

Edhe pse e kurorëzuar me titullin e personalitetit të vitit 2015 nga revista amerikane “Time”, drejtuesja, 61-vjeçare, do të mbrohet të hënën para një mijë të deleguarve të partisë së saj politike, kundërshtuar për mbështetjen e saj për refugjatët, që i ka sjellë rritje të pakënaqësisë brenda grupit të saj dhe një rënie në sondazhe që prej fundit të verës.

Që prej disa javëve, shefja e qeverisë, që do të festojë 10-vjetorin në kancelari, ka bërë hapa pas, qeveria e saj ka ashpërsuar nga pak kushtet për pritjen e imigrantëve, duke përfshirë këtu dhe sirianët.

Në Evropë, ajo ka imponuar një afrim me Ankaranë për të ndaluar fluksin e refugjatëve dhe është shprehur për kuota të reja përsa i përket shpërndarjes së imigrantëve në BE, pavarësisht refuzimeve në Evropën Qendrore.

“Pavarësisht këtij kthimi, kancelarja, me shije shumë të theksuar për fjalime të gjata, do të duhet të tejkalojë limitet e zakonshme, nëse dëshiron të rikthejë rregullin në CDU”, theksojnë disa komentatorë.

Ata e velerësojnë si një prej kongreseve më të rëndësishme për Merkelin në 15 vjet në krye të formacionit konservator dhe ndërkohë që ajo mund të sigurojë një mandat tjetër si kancelare në më pak se dy vjet.

E përditshmja liberale “Suddeutsche Zeitung” gjykon se fjalimi që do të mbajë në Karlsruhe do të jetë një prej më të rëndësishmëve të karrierës së saj.

Për “Der Spiegel”, nuk është as më shumë as më pak autoriteti i shefes të CDU-së që është në lojë dhe kapaciteti i saj për të mbledhur partinë rreth vetes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme