Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OPEC mban të njëjtë prodhimin e naftës pavarësisht çmimeve

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) vendosi sot në Vjenë që të mbajë të pandryshuar prodhimin e saj aktual të naftës, duke vlerësuar se një reduktim i arit të zi nuk do të ketë shumë efekt në treg.

OPEC mban të njëjtë prodhimin e naftës pavarësisht çmimeve

“Duke parë situatën ekonomike aktuale të vendeve konsumatorë dhe të ekonomisë botërore, do të mbajmë prodhimin në nivelet aktuale”, deklaroi gjatë një konference për shtyp ministri nigerian i Naftës, Emmanuel Ibe Kachikwu, që ka presidencën e radhës së organizatës këtë vit.

Prodhimi i naftës i vendeve të OPEC-ut, që përfaqëson më shumë se një të tretën e naftës botërore, aktualisht është rreth 32 milionë fuçi në ditë, sipas studimesh të ndryshme, pra më shumë se sa objektivi teorik prej 30 milionë fuçi në ditë që u mbajt i pandryshuar gjatë mbledhjes së më parshme në qershor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme