SHBA-NATO: Turqia ka të drejtë në vetëmbrojtje

Presidenti Erdogan pas rrëzimit të avionit luftarak rus zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Obama.

SHBA-NATO: Turqia ka të drejtë në vetëmbrojtje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan përmes telefonit ka biseduar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rrëzimin e avionit ushtarak rus pasi shkeli hapësirën ajrore turke.

Obama gjatë bisedës tha se SHBA-të dhe NATO mbështesin të drejtën e Turqisë për të mbrojtur sovranitetin e vet kombëtar.

Të dy liderët ranë dakord se nevojitet që të zhvillohen mekanizma të cilat do të siguronin që incidente të ngjashme të mos përsëriten.

Po ashtu u pajtuan në rëndësinë e uljes së tensioneve pas ngjarjeve të djeshme që shkaktuan vëmendje të madhe në opinionin botëror.

Nga ana tjetër, Kryeministri turk Ahmet Davutogllu po ashtu me anë të telefonit bisedoi me Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën me këtë rast e informoi për situatën pas rrëzimit të avionit rus.

Përkujtojmë se, në orët e para të ditës së djeshme 2 avionë F-16 të Turqisë ndërhynë ndaj një avioni rus të tipit SU-24 i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke duke e rrëzuar atë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme