Francë, policia bastisi mbi 300 shtëpi brenda 10 ditëve të fundi

Kanë kaluar 10 ditë nga sulmet e përgjakshme në Paris ku humbën jetën 130 persona.

Francë, policia bastisi mbi 300 shtëpi brenda 10 ditëve të fundi

Kanë kaluar 10 ditë nga sulmet e përgjakshme në Paris ku humbën jetën 130 persona.

Në mbarë vendin janë organizuar operacione të njëpasnjëshme.

Gjatë këtyre operacioneve janë bastisur 300 shtëpi dhe vende pune.

Policia franceze arriti të gjejë fotografinë e njërit prej terroristëve që hodhi vetën në erë para stadiumit.

Në lidhje me sulmet në Paris, policia franceze është duke organizuar operacione të njëpasnjëshme me ditë të tëra.

Deri më tani në këto operacione janë bastisur gjithsej 800 shtëpi ku 300 prej tyre ndodhen në Paris.

Gjatë këtyre bastisjeve 164 persona janë ndaluar në burgim shtëpiak, ndërsa 90 të tjerë janë intervistuar.

Prej 8 personave të ndaluar 7 janë liruar nga ana e policisë.

Ndërkaq bëhet e ditur se është zbuluar identiteti i 4 nga 7 terroristëve të vrarë.

Hetimet nxorën në pah identitetin e Bilal Hadfi shtetas francez që jetonte në Belgjikë, i cili është njëri prej tre sulmuesve kamikazë që hodhën vetën në erë para stadiumit. Ndërkaq karta e identitetit të kamikazit tjetër ishte e falsifikuar, ndërsa është publikuar edhe fotografia e terroristit të tretë.

Policia franceze kërkoi nga qytetarët të kontaktojë me ata në rast se kanë ndonjë informatë në lidhje me fotografinë. Supozohet se këta dy terroristë, identiteti i të cilëve nuk është përcaktuar ende, kanë hyrë në Francë nëpërmjet Greqisë.

Ndërkaq bëhet e ditur se është zbuluar identiteti i 2 prej 3 terroristëve, të cilët organizuan sulmin ndaj sallës së koncerteve Bataclan.

Ndërsa sulmuesi i 7-të që hodhi vetën në erë dhe që sulmoi një kafeteri është Ibrahim Abdeslam. Vëllai i tij Salah Abdeslam është ende në kërkim.

Një pjesë e hetimeve dhe operacioneve zgjatet deri në Belgjikë.

Të arrestuarit në Belgjikë, deklaruan se pas sulmeve në Paris kanë parë Salah Abdeslam, i cili në trup kishte rripin me bomba.

Supozohet se Salah, që është vëllai i njërit prej kamikazëve, hoqi dorë në momentin e fundit nga shpërthimi i bombës.

Ndërsa organizatori kryesor i sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud u vra gjatë një operacioni të organizuar javën e kaluar në Paris.

Në banesën janë gjetur edhe dy trupa të tjerë ku njëra i takonte njërës prej kushërirave të tij që hodhi vetën në erë.

Ndërsa në deklaratat e mëvonshme u tha se trupi i kamikazit i takon një mashkulli, ndërsa femra ishte vrarë gjatë operacionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme