15 ushtarë jemenas të vrarë pas sulmeve të Al-Kaedës

Pesëmbëdhjetë ushtarë jemenas dhe 19 terroristë u vranë gjatë dy sulmeve që u zhvilluan njëkohësisht nga grupi terrorist Al-Kaeda dhe luftimeve që pasuan në provincën e Hadramout në juglindje të Jemenit, sipas zyrtarëve dhe një burimi mjekësor.

15 ushtarë jemenas të vrarë pas sulmeve të Al-Kaedës

“Dy sulmet kishin si objektiv pozicionet e ushtrisë në afërsi të qytetit Chibam”, njoftoi një zyrtar ushtarak, i cili ndodhej në provincën Hadramout, kryeqyteti i Moukallas.

Ai raportoi për 12 ushtarë dhe 19 terroristë të vrarë, por një burim mjekësor bëri të ditur se 15 ushtarakë kishin vdekur dhe civilë të shumtë kishin marrë plagë të rënda gjatë sulmeve.

“Sulmet u zhvilluan në hyrjen perëndimore të qytetit Chibam, zonë e famshme për kullat e ndërtuara me argjil cilësuar ‘Shkretëtira e Manhattanit”, sipas zyrtarëve lokalë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme