Moska ndalon fluturimet e "Egypt Air" drejt Rusisë

Autoritetet ruse ndaluan kompaninë ajrore egjiptiane “Egypt Air” për të kryer fluturime drejt Rusisë, në bazë të një direktive nga Agjencia federale ruse e transportit ajror.

416751
Moska ndalon fluturimet e "Egypt Air" drejt Rusisë

Shërbimi i shtypit i aeroportit moskovit të Domodedovos konfirmoi se ishte njoftuar për këtë ndalim qo do të aplikohet duke nisur nga dita e nesërme.

Ky njoftim u bë një javë pasi Rusia ndërpreu, me rekomandim të shërbimeve sekrete, fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt Egjiptit pas rrëzimit të Airbusit A321 në Sinai.

Rrëzimi i avionit, që shkaktoi 224 të vdekur më 31 tetor, u shkaktua, sipas disa vendeve nga një atentat me bombë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme