DAESH-i, pika kryesore e agjendës së Obamës në G20

Lufta me DAESH-in do të jetë çështja prioritare për Presidentin Barak në takimet që do të ketë me liderët botërorë pjesëmarrës në Samitin e G20-s, që do të mbahet në datat 15-16 nëntor në Antalya të Turqisë.

DAESH-i, pika kryesore e agjendës së Obamës në G20

Samiti i Liderëve të G20-s do të sjellë në Antalya të Turqisë liderët e 20 ekonomive më të mëdha të botës.

Edhe pse në mbledhjet që do të mbahen në kuadër të samitit do të diskutohet për ekonominë ndërkombëtare, liderët do të shkëmbejnë mendime me homologët e tyre për situatën në Siri dhe luftën me DAESH-in.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në një deklaratë që bëri në këtë kuadër, pasi rikujtoi se Turqia, një vend që ndodhet ngjitur me rajonin e përfshirë nga dhuna, strehon një numër shumë të madh sirianësh, tha:
Është e pamundur që Obama të shkojë deri aty (në Antalya) dhe të mos gjejë kohë të bisedojë për reduktimin e fuqisë së DAESH-it dhe trajtojë përpjekjet që po bëhen për mposhtjen e kësaj organizate”.

-“Për këto arye, Presidenti Obama një pjesë të programit të tij do t’ia kushtojë luftës me DAESH-in”, sqaroi Earnest.

Zëdhënësi Earnest rikujtoi se një pjesë e vendeve që do të marrin pjesë në samitin e G20-s janë pjesëtarë të koalicionit që është krijuar kundër DAESH-it, ndërsa shtoi se vizita në Turqi do të jetë një shans për Obamën për të pasur takime me liderët e vendeve që kontribuojnë në këtë luftë dhe për të biseduar me ata progresin e deritanishëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme