Skandali i përgjimeve në Gjermani
Pretendohet se, shërbimi i inteligjencës gjermane për jashtë është implikuar në përgjimin e Ministrit të Jashtëm të Francës, një grup zyrtarësh amerikanë të byrosë federale, organizatave dhe kompanive të ndryshme në botë.
Pretendimi në fjalë, zuri vend në shtypin gjerman
Në lajmin për të cilin nuk është deklaruar burimi, pretendohet se lista e zyrtarëve, organizatave dhe kompanive të përgjuara nga shërbimi i inteligjencës gjermane është tepër e gjatë.
Sipas pretendimit ndër të përgjuarit janë edhe Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius, Gjykata Ndërkombëtare Penale, agjencia e informacionit sekret amerikan FBI, Organizata Botërore e Shëndetësisë , kompani amerikane armësh e madje edhe Kryetari i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Ankara, gjermani Hansjor Habër.
Nuk ka informacion se në çfarë periudhe është përgjuar Haber, i cili ka qenë në detyra në vende të ndryshme përpara Ankarasë.
Deputetët gjermanë janë duke hetuar nëse informacioni sekret gjerman ka tejkaluar apo jo autorizimin e tij ligjor.