Ukraina dhe separatistët nisin tërheqjen e tankeve nga Donecku

Ushtria ukrainase dhe separatistët prorusë njoftuan sot se kishin filluar tërheqjen e tankeve dhe armëve të tjera nga Donecku, pasi kishin përfunduar këtë proces në rajonin separatist fqinj të Luganskut.

394909
Ukraina dhe separatistët nisin tërheqjen e tankeve nga Donecku

“Ne filluam sot tërheqjen e tankeve, topave të kalibrit më pak se 100 milimetra dhe mortajave deri në 120 milimetra”, njoftoi Leonid Matiuhin, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

“Tërheqja nisi në zonës e Debalcevës, nyje strategjike që lidh kryeqytetet separatiste të Doneckut e Luganskut dhe që ishte skenë e luftimeve të ashpra para kalimit nën kontrollin e separatistëve në muajin shkurt”, theksoi ai.

Konflikti i armatosur në Ukrainë, ish-republikë sovjetike që ndodhet në portat e Bashkimit Evropian, ka shkaktuar më shumë se 8.000 të vdekur që prej shpërthimit të luftimeve në vitin 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme