Protestë kundër PKK në Toronto të Kanadasë

Shtetasit turq, që jetojnë në Toronto të Kanadasë kanë protestuar kundër organizatës terroriste PKK.

Protestë kundër PKK në Toronto të Kanadasë

Shtetasit turq, që jetojnë në Toronto të Kanadasë kanë protestuar kundër organizatës terroriste PKK dhe shpërndanë komunikata, të cilat shpjegojnë të vërtetën e terrorizmit me të cilin po përballet Turqia.

Emigrantët, anëtarë të Fondacionit Rinor dhe Arsimor në Kanada, Organizatës me Vizion Kombëtarë të Amerikës së Veriut, Federatës së Shoqatave Turke në Kanada, Shoqatës së Bashkësisë Turke në Kanada dhe Shoqatës së Turqve të Azerbajxhanit në Kanada u mblodhën para ndërtesës së ish-bashkisë në qendër të qytetit (Old City Hall).

Emigrantët me pankarta në duar kanë brohoritur me slogane kundër organizatës terroriste PKK si dhe u shpërndanë kalimtarëve komunikata, të cilat shpjegojnë të vërtetën e terrorizmit me të cilin po përballet Turqia.

Ndaj protestës ka dhënë mbështetje edhe gazetari-shkrimtar, Abdurrahman Dilipak.

Gürcan Kaya, një prej organizatorëve të protestës u shpreh se: "Qëllimi ynë është të bëjmë thirrje për bashkim dhe ti themi ‘ndal’ këtij terrorizmi. Jemi mbledhur këtu për të dënuar terrorizmin, ky është qëllimi ynë".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme