Stoltenberg i bën thirrje Rusisë të tregoj më shumë kujdes

Stoltenberg: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk duket si aksident.

Stoltenberg i bën thirrje Rusisë të tregoj më shumë kujdes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se "Shkelja e hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë nuk duket si aksident".

Stoltenberg, i cili dha deklaratë gazetarëve në Bruksel, bëri thirrje që mos të përsëritet shkelja e hapësirës ajrore turke, e cila u shkel dy herë në fundjavë.

Stoltenberg theksoi se është i "shqetësuar" me veprimet e Rusisë në Siri dhe tha se "Avionët rusë nuk qëllojnë vetëm DAESH-in, por pamë që i sulmuan edhe grupet e ndryshme të opozitarëve dhe shumë civilë humbën jetën".

Stoltenberg: "Forcat ruse tashmë janë prezente në Siri dhe është vërejtur shtim i numrit të tyre, por nuk mund të flasim për numra. Kanë trupa tokësore, ajrore dhe trupa detare. Kemi vërejtur se Rusia ka shtuar forcat ushtarake. Kjo është ajo që kemi parë në javët e fundit".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme